Sport

VIDEO/ Debutim për t’u harruar për Higuan me Inter Miami, argjentinasi humb penallti dhe “kacafytet” me kundërshtarët

28 Shtator 2020, 10:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Debutim për t’u harruar për Higuan me Inter Miami,

SHBA-Gonzalo Higuain sigurisht që ëndërronte një tjetër lloj debutimi në kampionatin amerikan, por i pari në MLS ishte një makth i vërtetë. Ekipi ku aktivizohet argjentinasi, Inter Miami (Në pronisënë e David Beckham) humbi 3-0 kundër Philadelphia Union.Trajneri Alonso e pozicionoi “Pipita-n” si sulmuesin e vetëm në 4-2-3-1.

Higuan pati një shans të artë për të rihapur takimin në minutën e 77-të, teksa kishte humbur dy raste të pastra më parë. Rezultati ishte 2-0 për vendasit, penallti për Interin, por Higuain dështon të dërgojë topin në rrjetë. Philadelphia realizoi edhe një gol tjetër, duke siguruar tre pikët pas triumfit me “tris”.Në këtë takim nuk mungoi as tensioni.

Kundërshtarët u tallën me bomberin latin pas humbjes së penalltisë dhe ky i fundit nuk i mbajti nervat. Një grindje nisi në fushën e blertë dhe 32-vjeçari rrezikoi të ndëshkohej me të kuqe.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david beckham higuain inter miami mls david beckham higuain inter miami mls

Sondazh

Poll