Aktualitet

26 Shtator 2020, 16:11 Nga DOSJA

TIRANË– Komandati i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka paditur presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ushtaraku Kollçaku ka dorëzuar padinë në Gjykatë duke kërkuar që të shfuqizohet dekreti që e liroi nga detyra, një muaj para se t’i mbaronte afati.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, Kollçaku fillimisht kërkon që të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që nuk i ka dorëzuar ende gradën madhore Gjeneral Brigade. Dhe më pas kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që është lëshuar dy muaj më parë duke e nxjerrë atë në lirim.

“Kërkoj shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura. Kërkoj edhe detyrimin e të paditurve, të nxjerrin aktet përkatëse për dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major” për paditësin dhe kthimin e tij në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke e emëruar paditësin në një funksion në përputhje me gradën “Gjeneral Major!”

Por padia nuk ka përmend vetëm gradat por edhe aspektin financiar. Ish-numri një i Forcave të Armatosura kërkon që t’i paguhet paga për periudhën 29 korrik deri më 29 gusht, muaj që duhet ende të ishte në detyrë.  Por nuk mbaron me kaq! Ushtaraku kërkon që nisur nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksion. Pavarësisht publikimit të padisë, ende nuk ka asnjë reagim nga ministrja Xhaçka dhe kreu i shtetit.

Bardhyl Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur në postin e ministrit të Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli, e cila qëndroi për 4 vite, për t’ja lënë më pas detyrën koleges socialiste, Olta Xhaçka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kollcaku ilir meta kollcaku padit xhacken dhe meten olta xhacka bardhyl kollcaku ilir meta kollcaku padit xhacken dhe meten olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 12:33

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Plloçës në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti ka përplasur një këmbësor du...