Aktualitet

Ambasadorët e huaj mesazhe sensibilizuese për Covid-19 në Shqipëri, Soreca flet shqip: Bashkë mund t’ia dalim!

26 Shtator 2020, 16:02 Nga DOSJA
Ambasadorët e huaj mesazhe sensibilizuese për Covid-19 në

TIRANË- Në Ditën Europiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së për Shqipërinë, Luigi Soreca dhe kolegët e tjerë të vendeve anëtare përmes një videoje dhanë një mesazh sensibilizues për pandeminë e koronavirusit në gjuhet e tyre përkatëse. Por ajo që ra në sy është se ambasadori Soreca foli edhe në gjuhën shqipe ku këshilloi qytetarët që të ruhen nga Covid-19.

“Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus”, shkruhet përkrahë videos.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh: BE dhe shtetet anëtare të saj e kanë mbështetur Shqipërinë në luftën kundër Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tani e keni radhën ju të bëni pjesën tuaj. 

Ndërsa në gjuhen shqipe tha këto fjalë: Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t’ia dalim.

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad thotë: Përshëndetje unë jam Elsa. Në kohën e koronës është e rëndësishme që të mbani maskë në fytyrë dhe të mbani pak distancë. Pos mos harroni kurrë të doni njëri tjetrin.

Ambasadori i Spanjës, Canalles Montero thotë: Ju lutem për veten tuaj, mbani distancë të sigurt mes vetes dhe njerëzve të tjerë dhe vini një maskë që ju mbulon mirë hundën dhe gojën.

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj thotë: E kemi për detyrë të qëndrojmë të shëndetshëm me maskë.

Ambasadorja e Holandës Guusije Korthals Altes: Së bashku e mbajmë koronën larg. 

Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura: Kur kolliteni dhe tështini mbuloni mirë hundën dhe gojën. Mbani maskë, lani duart dhe kështu e liftojmë Covid-in. Mbani distancë shoqërore ndaloni përhapjen e virusit në nivel vendor.

Ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou: Mbroni veten dhe të tjerët përrreth! Kujdesuni për njëri tjetrin!

Ambasadori i Sllovakisë, Peter Spisiak: Le të jemi të përgjegjshëm. Le të mbrojmë njëri-tjetrin. Së bashku do tia dalim mbanë.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci: Armiku i padukshëm ende nuk është mposhtur. Unë mbaj maskë!

Ambasadorja e Francës, Christina Vasak: Mbroni veten tuaj, mbroni të afërmit tuaj nga pandemia e koronavirusit. Respektoni udhëzimet mbrojtëse me shume seriozitet. Lani duart, bvendosni maskë dhe respektoni distanicimin shoqëror. Mos harroni maskën!

Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea: Vënia e maskës është për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj dhe më e rëndësishmja për një të ardhme shumë më të shëndetshme.

Ambasadori i Hungarisë, Lorant Balla: Le të mbrojmë njëri tjetrin dhe të mbajmë distancë të sigurtë.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf: Mbajtja e maskës na mbron ne dhe të tjerët!

Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva: Ky është një mesazh për të gjithë ne që jetojmë në epokën e koronavirusit. Baza e gjithçkaje është higjena. Nuk duhet nënvlerësuar higjena. Lani duart, lajini më gjatë se zakonisht, lajini mirë e sapun dhe përdorni edhe dezinfektues kundër koronavirusit. Ju lutem, le të mos e nënvlerësojmë higjenën.

Ambasadori i Austrisë, Christian Steiner: Virusi është i rrezikshëm. Mbani distancë fizike edhe kur është e vështirë.

Zëvendësambasadori i Bullgarisë, Miroslav Mitov: Të gjithë e dimë që një vit më parë jeta jonë ishte krejtësisht ndryshe. Rreth dhjetë muaj më parë u shfaq Covid-19. Tani e gjithë bota varet prej saj. Miq, ju lutem mbani maska dhe respektoni sjelljen që lidhet me higjenën. Kështu do t’a kapërcejmë këtë pandemi.

Numri i të prekurve më koronavirus deri tani në botë ka shkuar në 32,840,529 raste ndërsa numri i të vdekur ka shkuar në 994,806.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadoret e vendeve te be luigi soreca mesazh sensibilizues ambasadoret e vendeve te be luigi soreca mesazh sensibilizues

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 12:33

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Plloçës në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti ka përplasur një këmbësor du...