Aktualitet

“Mos drejtoni gishtin nga unë, po shkatërroni familjen e Fisnikut”, reagon Fjolla Morina pas lajmeve për lidhjen me bizne

26 Shtator 2020, 11:57 Nga DOSJA

KUKES– Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që janë ngritur në media se mund të jetë në lidhje me njërin nga personat që është arrestuar.

Në media thuhej se Fjolla ishte në lidhje me biznesmenin Fisnik Syla, i cili jeton jashtë vendit. Madje shkruhej se ai i kishte dhuruar dhe makinën tip ‘Audi’ për ditëlindje, e se ishin në një marrëdhënie prej kohësh.

Këtë lajm Dosja.al nuk e publikoi pasi nuk kishte asnjë burim të sigurt dhe lehtësisht mund të ishte i pavërtetë.

Fjolla shkruan në instastory se të gjithë jemi të pagabueshëm mirëpo nuk duhet shkatërruar jeta e një personi që nuk meriton ‘show’.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Cfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’.- shkruan Fjolla në story.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll