Bien shifrat e të infektuarve nga COVID-19/ MSH: 2 viktima dhe 108 raste të reja në 24 orët e fundit
26 Shtator 2020, 14:08Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit 2 persona. Kanë ndërruar jetë një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68- vjeçar nga Librazhdi, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga 811 testime të kryera, janë infektuar 108 persona. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa janë shëruar nga pandemia 88 pacientë.
NJOFTIMI NGA MSH
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 88 të shëruar, 108 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Dr. Gentiana Qirjako Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë. 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,ushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020) Testime totale 84722
Raste pozitive 13153 Raste të shëruara 7397 Raste Aktive 5381 Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
FUSHË- KRUJË– Për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së kaluar nënkalimi në Fushë Mamurras është mbushur me ujë. N...
TIRANË- Për shkak të motit të keq që ka përsfhirë të gjithë shqipërinë Policia Rrugore ka shtuar masat e shërbimeve në të gjitha akset rrugore. Po ashtu po...
POGRADEC-Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Plloçës në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti ka përplasur një këmbësor du...
DURRËS- Baltë, rroba përtokë, shiu që hyn nga vrimat e plastmasit, kjo është situata në disa nga çadrat e tërmetit. Banorët e prekur nga tragjedia e...
KUKES– Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që janë ngritur në media se mund të jetë në lidhje me njërin nga personat që është arrestua...
BERAT– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.Mësohet se automjeti, tip Benz, me targ...
POGRADEC- Maria Zia Markovska 45 vjeçe, kishte ditë që kishte vdekur në banesën e saj në Pogradec. Familja maqedonase ishte zhvendosur prej vitesh në Pog...
KUKËS- Reshjet që kanë rënë gjatë natës dhe ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë kanë shkaktuar probleme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se reshjet e s...