Aktualitet

Protesta e mjekëve, sqarohet Anika Dokle: Është fjalë e madhe, jo të gjitha bëhen për të rrëzuar qeveritë

26 Shtator 2020, 15:24 Nga DOSJA
Protesta e mjekëve, sqarohet Anika Dokle: Është fjalë e

TIRANË– Mjekja e njohur Anika Dokle ka reaguar për protestën e mjekëve, e cila u zhvilluar në oborrin e QSUT-së disa ditë më parë. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, mjekja shkruan se protesta është fjalë e madhe, duke shpjeguar edhe rolin e saj.

Në postimin e saj, Dokle shkruan se iniciativa e ndërmarrë shërbente për të përmbushur kërkesa konkrete dhe për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes mjekëve në vendin tonë.

POSTIMI I PLOTË: 

Refleksione pas një “proteste”… (protestë është fjalë e madhe) -Jo të gjitha protestat sindikale janë protesta për të rrëzuar qeveritë. -Amplifikimet mediatike dhe përfshirja prej tyre e emrave të caktuar në dokumenta që nuk ekzistojnë, dëmton jo vetëm moralin e atyre emrave, por edhe të vetë protestës (nëse do të kishte një të tillë). -Të qenurit anëtar i një organizate dhe të qenurit firmëtar në kërkesa, peticione, vendime etj, janë dy gjëra krejt të ndryshme. -Zërave diversionistë brenda komuniteteve sindikale u jepet përgjigje vetëm me transparencë, dhe jo me lloqe lokaliste(jo të gjitha spitalet janë të integruara në QSUT). -Iniciativa të tillla sindikale shërbejnë jo vetëm për të përmbushur kërkesa konkrete në kohë konkrete, por shërbejnë më së miri edhe për të kuptuar në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes mjekëve në këtë vend. -Protesta, kam thënë më lart, është fjalë e madhe, por më së shumti është aksion i madh njerëzish me interesa të njëjtë, investime të njëjta të karakterit profesional, përballje të njëjta me sistemin etj… -Sistemi ynë i vlerave(edhe brenda shëndetësisë) është konjuktural dhe si tillë nuk i frymëzon protestat. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia: Mjekëve t’u rrojnë pacientët, ata janë frymëzimi real i tyre.

Bluzat e bardha, mes tyre dhe Dokle, protestuan para oborrit të QSUT-së. Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor dhe sigurimi i të gjitha kushteve për të ushtruar detyrën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika dokle protesta e mjekeve anika dokle protesta e mjekeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 12:33

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Plloçës në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti ka përplasur një këmbësor du...