Aktualitet

FOTOT-TRONDITËSE/ Brenda në çadrat e tërmetit, një fëmijë i sëmurë dhe me temperaturë i mbuluar me batanije, banorët

26 Shtator 2020, 12:18 Nga DOSJA
FOTOT-TRONDITËSE/ Brenda në çadrat e tërmetit, një

DURRËS- Baltë, rroba përtokë, shiu që hyn nga vrimat e plastmasit, kjo është situata në disa nga çadrat e tërmetit. Banorët e prekur nga tragjedia e 26 nëntorit 2019, janë mes katër rrugëve. Shtëpitë e premtuara për disa, megjithëse janë premtuar ende nuk janë ndërtuar për të gjithë. Faqja interaktive ‘Joq Albania’, ka publikuar një denoncim ku bashkëngjitur me tekstin, qytetari shkruan se një fëmijë me temperaturë po qëndron në këto çadra, ku nga shiu edhe batanijet janë lagur.

“Shirat janë rikthyer dhe uji po depërton në çadrat e pas tërmetit. Ky fëmijë është me temperaturë dhe i mbuluar me batanije gjysmë të lagur. Ndërkohë që qeveria ka prioritete të tjera, çfarë duhet bërë në këto rrethana?” thuhet në denoncimin e parë.

Në foto shihet sesi shiu ka depërtuar kudo dhe plaçkat e familjes janë të lagura. Kryeministri Edi Rama premtoi pas shembjes së banesave të dëmtuara se banorët do të futeshin në shtëpitë e tyre, para se të niste dimri, por ky premtim duket se ka avulluar. Shirat kanë nisur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cadrat e termetit cadrat e termetit

Sondazh

Poll