Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Policia shton masat në akset rrugore, u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve

26 Shtator 2020, 12:39 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Policia shton masat në akset rrugore, u

TIRANË- Për shkak të motit të keq që ka përsfhirë të gjithë shqipërinë Policia Rrugore ka shtuar masat e shërbimeve në të gjitha akset rrugore. Po ashtu policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë. Gjithashtu vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Njoftimi

Drejtoria e Policisë Rrugore

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

#Kujdesmaksimalpërtëarrriturisigurtnëdestinacion

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia ne tirane policia ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 12:33

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin

POGRADEC-Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Plloçës në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti ka përplasur një këmbësor du...