Aktualitet

Shtëpia e horrorit, ku ndenji 9-vjeçarja pasi nëna vdiq brenda në banesë… vogëlushja, e vetmuar në spital… qëndroi d

26 Shtator 2020, 11:39 Nga DOSJA
Shtëpia e horrorit, ku ndenji 9-vjeçarja pasi nëna vdiq brenda

POGRADEC- J.M., 9 vjeçe nuk mundi dot që të largohej dhe të kërkonte ndihmë në momentin që mamaja e saj, 45-vjeçarja, Maria Zia Markovska vdiq. Vajza e vetme e çiftit, sot është pa të dy prindërit. I ati ka vdekur rreth një muaji më parë, ndërsa nuk vonoi dhe tashmë edhe e ëma iu largua nga jeta.

Në disa pamje që vijnë nga Pogradeci, shihet banesa ku jetonte familja, që siç bëjnë me dije burime për Dosja.al ende është e padezinfektuar. Era e rëndë pushtoi pallatin dhe vajza e vogël ngeli vetëm në banesë.

Asnjë nga familjarët e nënës së saj, nuk është interesuar për të voglën që ndodhet në spitalin e qytetit, e paralizuar dhe në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka qëndruar për ditë me radhë pa ushqyer dhe e dehidratuar. (pa pirë ujë).

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme. Një grua 45 vjeçe, u gjet e vdekur në Pogradec, ndërsa ngjitur me trupin e saj u gjet edhe një fëmijë 9 vjeçe, e paushqyer. Vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga epilepsia, ndërsa për 2 ditë ka qenë e dehidratuar dhe pa ushqim. Ajo ndodhet në spital, ndërsa vijon hetimi për shkaqet që i morën jetën gruas. Paraprakisht, dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës përmes disa tabletave dhe ka ndërruar jetë disa ditë më parë që pasi i vdiq i shoqi.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, në banesë qëndroi vetëm 9-vjeçarja e sëmurë nga epilepsia, kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec

Sondazh

Poll