Aktualitet

Vdekja e gruas në Pogradec, shefi i Pediatrisë flet për gjendjen e të miturës: Është e stabilizuar, i dhamë ushqim dhe u

26 Shtator 2020, 11:50 Nga DOSJA
Vdekja e gruas në Pogradec, shefi i Pediatrisë flet për gjendjen

POGRADEC- Behxhet Liçkollari, shefi i Shërbimit të Pediatrisë ka bërë me dije se gjendja e vajzës 9-vjeçare në Pogradec, e cila u gjet krah nënës së saj, që kishte ditë që kishte ndërruar jetë, është e stabilizuar. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se vajza është dërguar dje në mbrëmje  rreth oërs 23:00 në spital, dhe se tashmë është në gjendje stabël.

“Erdhi dje rreth orës 23:00. Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, shprehet ai.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme. Një grua 45 vjeçe, u gjet e vdekur në Pogradec, ndërsa ngjitur me trupin e saj u gjet edhe një fëmijë 9 vjeçe, e paushqyer. Vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga epilepsia, ndërsa për 2 ditë ka qenë e dehidratuar dhe pa ushqim. Ajo ndodhet në spital, ndërsa vijon hetimi për shkaqet që i morën jetën gruas. Paraprakisht, dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës përmes disa tabletave dhe ka ndërruar jetë disa ditë më parë që pasi i vdiq i shoqi.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, në banesë qëndroi vetëm 9-vjeçarja e sëmurë nga epilepsia, kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behxhet liçkollari maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec behxhet liçkollari maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec

Sondazh

Poll