Aktualitet

“Më ledhatoi gjoksin”/ Historia shokuese në Itali, shqiptari tenton të përdhunojë nënën e ish-të dashurës,

25 Shtator 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Më ledhatoi gjoksin”/ Historia shokuese në Itali,

ITALI- Një shqiptar sërish në telashe në shtetin fqinj. E.S., 40 vjeç nga Shqipëria duhet të përballet me akuzën e dhunës seksuale dhe dëmtimit personale, pasi në shkurt të vitit 2018, u përpoq të përdhunonte të ëmën e të dashurës së tij, një grua 57 vjeçe. Ngjarjet kanë ndodhur në Montebelluna, dhe e gjitha ka nisur me një lidhje dashurie që ka shkuar keq. Shqiptari u nda nga e dashura dhe nisi ta persekutonte atë me telefonata dhe përndjekje derisa tanimë është dënuar nga gjykata me 5 muaj burg. Shqiptari u akuzua nga nëna e ish-të dashurës se ka hyrë në shtëpinë e saj, me dhunë dhe ajo është përpjekur ta qetësojë.

Në atë moment – tha gruaja – ajo më kapi krahët me forcë, duke më shtrënguar fort dhe duke më dridhur. Pastaj më kapi për krahun e djathtë dhe më tërhoqi zvarrë në cep të pallatit dhe më mbërtheu në mur. Ai më kapi për mjekre dhe me dorën e majtë më bllokoi nofullën ndërsa me të djathtën më ledhatoi gjoksin“. “Tani do të të përdhunoj”- do të përsëriste disa herë ndërsa me dorën e djathtë përpiqej të zgjidhte rripin e pantallonave. “Ai më bëri presion –  kujton gruaja mes lotësh- ai preku pjesët e mia intime“.

Përdhunimi u parandalua pasi për fat të mirë, një kalimtar kaloi aty pranë dhe e ndihmoi gruan, e cila u dërgua me urgjencë në spitalin e Montebellunas, pasi kishte probleme me krahun.

Ndërkohë që shqiptari ka një version tjetër për ngjarjen. Ai thotë se është gruaja që e ka sulmuar.  “Ajo më sulmoi pa ndonjë arsye, unë thjesht doja të flisja me vajzën e saj“, ka thënë 40-vjeçari E.S.  Por gruaja ka mohuar akuzat para gjykatës. Ajo thotë se ndihej aq e trembur, saqë ishte nisur për Shqipëri.  “Nuk është e vërtetë, i shkaktova gërvishtjet në përpjekje për të më liruar. Më trembi për vdekje, disa ditë më vonë ika në Shqipëri ”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari dhunon italianene shqiptari dhunon italianene

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...