Aktualitet

“Ishte martuar 3 herë, një djalë i vdiq”/ Flet vëllai i 71-vjeçarit që terrorizoi Elbasanin: Ngjarja është një enig

25 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Ishte martuar 3 herë, një djalë i vdiq”/ Flet

ELBASAN- Flet Thanas Zhidru, vëllai i 71-vjeçarit që u ekzekutua dje nga forcat RENEA në Elbasan. Thanas Zhidru, i cili erdhi nga Saranda në morgun e Elbasanit, për të tërhequr trupin e viktimës, ka treguar për “Abc News” se ngjarja e djeshme është një enigmë.

Ai është shprehur se vëllai i tij njihej nga të gjithë si person punëtor dhe i qetë. Thanas Zhidru ka rrëfyer më tej se Lefter Zhidru ka qenë i martuar tre herë dhe se i ka vdekur edhe një djalë.

INTERVISTA: 

Zhidru: Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitën dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllanë, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru. Nuk di të them për këtë. Nuk ka pasur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklaruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nuk mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka pasur armë. Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka pasur një fat të keq. Ka pasur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë. Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka pasur punëtor si Lefteri.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”, në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan thanas zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan thanas zhidru

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:23

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:51

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...