Aktualitet

Skandali me dhunimin e foshnjës 18 muajshe në Durrës, gjyshja: Erdhi nga çerdhja me shenja në të gjithë trupin! Pronari e

25 Shtator 2020, 08:58 Nga DOSJA
Skandali me dhunimin e foshnjës 18 muajshe në Durrës, gjyshja:

DURRËS- Gjyshja e një foshnje 18 muajshe në lagjen nr 8 në qytetin e Durrësit, ka dëshmuar dhunën ndaj mbesës, që sipas tyre është ushtruar në një kopësht privat.  Kopshti në fjalë është“Çezma e Ferres”, dhe për ngjarjen, Policia e Shtetit procedoi penalisht pronarin. 61-vjeçari Gëzim Dervishi, akuzohet nga Policia si përgjegjës për ngjarjen, ndërsa Dosja.al i ka shkuar edhe më tej këtij episodi tronditës, që ngre edhe njëherë alarmin për sigurinë e fëmijëve në institucionet private që janë të licensuara për të ushtruar aktivitetin.  E para që rrëfeu për ne atë që ndodhi ditën e shtunë me vajzën 18 muajshe është gjyshja. Ajo tregoi se ishte dita e dytë që foshnja kishte nisur çerdhen, kur u dorëzua në shtëpi me shenja dhune në trup dhe fytyrë.

Sipas saj është njëra nga edukatoret e parkut që ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së vogël.  “I merrej fryma kur erdhi. Nuk e dimë kush na e rrahu vajzën, vajza erdhi e rrahur. E kishte goditur në faqe në fyt, i ka akoma në kurriz gishtat. Ja ku është dhunuar vajza. Ja shikoni shenjat, që të shtunën. E dyta, unë dyshova tek kjo edukatorja që kemi në lagje. Kishin vetëm dy ditë që e kishin çuar në kopësht, la e lanë me 60 mijë lekë, se në fillim na thanë 80 mijë. Nuk di gjë tjetër unë për  atë burrin, atje ishin dy edukatore dhe një pastruese. “, u shpreh gjyshja e vajzës për Dosja.al. 

Ndërkohë që një tjetër version për ngjarjen ka pronari i çerdhes, Gëzim Dervishi. Ai ka hedhur poshtë versionin e gjyshes, por nuk ka dhënë arsyet, pse sipas tij, gruaja e akuzon. Dervishi thotë se ka paguar edhe shpenzimet mjekësore për ekzaminimin e vogëlushes, të cilën e quan një “fëmijë grindavec dhe që kafshon fëmijët e tjerë”. 

‘Ishte fëmijë tip grindaveci, të hante me dhëmbë. Hante me dhëmbë fëmijët e tjerë dhe qante. Ishte të premten dhe kur ikëm të shtunën e dorëzuam në rregull. Erdhi e mori gjyshja. Pas 5-6 orësh, gjyshja shkon te shtëpia e edukatores, ajo i thotë s’kam gisht fare. Ma ke rrahur ti thoshte, do të të fus në burg. Kjo i thotë eja se sqarohemi nesër se ishte e shtunë. Nuk pa pasur dhunë, ka denoncuar ajo në Polici se e kam rrahur unë. Vetëm sa e kam tërhequr kështu, i kam thënë merre se fëmija po qan. Unë jam proceduar se kështu ka thënë ajo moj motër (nëna e vajzës), këtë e vendos gjykata. Nëse unë kam bërë dhunë, do të shkoj të hyj në burg 20 vite. Unë nuk i kam parë shenjat e fëmijës. Ajo thotë që ka shenja, unë nuk kam parë as fotografitë. Unë kam besuar zonjës që paska shenja. Çfarë thua mo burrë, si qenka rrahur fëmija? Na erdhi një fëmijë ne këtu 2-vjeç, e ia nisëm me grushta, bëmë stërvitje me te. Unë kam 30 vite që ushtroj aktivitetin. Mos dëgjo gënjeshtrat e asaj. Gjithë prindërit e tjerë janë dakord me mua. Jam shumë tolerant, lekët kur t’i duan t’japin, sa të kenë. Unë e kam natyrën e humanizmit. Unë asaj nuk i kam dhënë asnjë lek asaj, që të mos bënte denoncimin. Ajo më tha kështu, mua që do të shkoj ditën e hënë dhe do ta vizitoj vajzën. Meqë do bësh grafi tek privati për vajzën i thashë ta paguaj unë. Mua më ka thirrur policia, për këtë ngjarje dhe nuk kam frikë fare. Edukatoren e kam hequr direkt nga puna. Edukatorja e vjetër nuk pranon asgjë, janë duke i hyrë në hak kot. Më tha që më ke rënë në qafë kot. Tani kam një edukatore tjetër dhe nusen e djalit.”, ka treguar ai. 

Historia e dhunimit të foshnjës 18 muajshe

Dosja.al zbuloi dje se një njoftim policie ku thuhej se “ishte proceduar penalisht pronari i një kopshti privat pasi kishte dhunuar një fëmijë 18 muajsh”. Vogëlushja jeton me gjyshen dhe nënën në një shtëpi me kushte tejet të rënda ekonomike, pasi familja i është divorcuar. I vetmi burim i të ardhurave është paga e nënës së vajzës, ndërsa të trija jetojnë vetëm. Në vëzhgimin që Dosja.al bëri në terren, pamë se edhe banorët e pallatit, kanë ngelur të shokuar nga ngjarja e rëndë, dhe deklarimi se një foshnje 18 muajshe ka rënë pre e dhunës. Edhe banorët e pallatit kanë mbetur të shokuar nga dhuna e ushtruar ndaj një fëmije 18 muajsh. Ndërkohë që pronari mohon të ketë ushtruar dhunë, fajtori ka ngelur sërish ‘jetim’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 61 vjecari dhunon foshnjen durres gezim dervishi 61 vjecari dhunon foshnjen durres gezim dervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:23

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:51

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:35

SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...