Aktualitet

Dëshmia e pronarit të çerdhes në Durrës: S’kam rrahur foshnjën, ishte fëmijë grindavec dhe kafshonte të tjerët me dh

25 Shtator 2020, 10:04 Nga DOSJA
Dëshmia e pronarit të çerdhes në Durrës: S’kam

TIRANË- Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes në Durrës, ku u dhunua foshnja 18 muajshe, fajëson fëmijën se ka qenë grindavec. Pronari thotë se fëmija nuk është dhunuar nga stafi, dhe se e gjithë historia është ngritur nga një akuzë e gjyshes së vogëlushes. Dervishi thotë se ka ndërruar stafin pas ngjarjes në këtë çerdhe, dhe shton se edukatorja e mëparshme ka mohuar të ketë vënë dorë mbi fëmijën.

‘Ishte fëmijë tip grindaveci, të hante me dhëmbë. Hante me dhëmbë fëmijët e tjerë dhe qante. Ishte të premten dhe kur ikëm të shtunën e dorëzuam në rregull. Erdhi e mori gjyshja. Pas 5-6 orësh, gjyshja shkon te shtëpia e edukatores, ajo i thotë s’kam gisht fare. Ma ke rrahur ti thoshte, do të të fus në burg. Kjo i thotë eja se sqarohemi nesër se ishte e shtunë. Nuk pa pasur dhunë, ka denoncuar ajo në Polici se e kam rrahur unë. Vetëm sa e kam tërhequr kështu, i kam thënë merre se fëmija po qan. Unë jam proceduar se kështu ka thënë ajo moj motër (nëna e vajzës), këtë e vendos gjykata. Nëse unë kam bërë dhunë, do të shkoj të hyj në burg 20 vite. Unë nuk i kam parë shenjat e fëmijës. Ajo thotë që ka shenja, unë nuk kam parë as fotografitë. Unë kam besuar zonjës që paska shenja. Çfarë thua mo burrë, si qenka rrahur fëmija? Na erdhi një fëmijë ne këtu 2-vjeç, e ia nisëm me grushta, bëmë stërvitje me te. Unë kam 30 vite që ushtroj aktivitetin. Mos dëgjo gënjeshtrat e asaj. Gjithë prindërit e tjerë janë dakord me mua. Jam shumë tolerant, lekët kur t’i duan t’japin, sa të kenë. Unë e kam natyrën e humanizmit. Unë asaj nuk i kam dhënë asnjë lek asaj, që të mos bënte denoncimin. Ajo më tha kështu, mua që do të shkoj ditën e hënë dhe do ta vizitoj vajzën. Meqë do bësh grafi tek privati për vajzën i thashë ta paguaj unë. Mua më ka thirrur policia, për këtë ngjarje dhe nuk kam frikë fare. Edukatoren e kam hequr direkt nga puna. Edukatorja e vjetër nuk pranon asgjë, janë duke i hyrë në hak kot. Më tha që më ke rënë në qafë kot. Tani kam një edukatore tjetër dhe nusen e djalit.”, ka treguar ai. 

Dosja.al zbuloi dje se një njoftim policie ku thuhej se “ishte proceduar penalisht pronari i një kopshti privat pasi kishte dhunuar një fëmijë 18 muajsh”. Vogëlushja jeton me gjyshen dhe nënën në një shtëpi me kushte tejet të rënda ekonomike, pasi familja i është divorcuar. I vetmi burim i të ardhurave është paga e nënës së vajzës, ndërsa të trija jetojnë vetëm. Në vëzhgimin që Dosja.al bëri në terren, pamë se edhe banorët e pallatit, kanë ngelur të shokuar nga ngjarja e rëndë, dhe deklarimi se një foshnje 18 muajshe ka rënë pre e dhunës. Edhe banorët e pallatit kanë mbetur të shokuar nga dhuna e ushtruar ndaj një fëmije 18 muajsh. Ndërkohë që pronari mohon të ketë ushtruar dhunë, fajtori ka ngelur sërish ‘jetim’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 61 vjecari dhunon foshnjen gezim dervishi skandali në durrës 61 vjecari dhunon foshnjen gezim dervishi skandali në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...