Sherr për pronën në Kamëz/ 51-vjeçari qëllon me armë në drejtim të komshiut, arrestohet nga Policia
25 Shtator 2020, 09:06Nga DOSJA
KAMËZ– Sherr për pronën në Kamëz. Policia ka arrestuar 51-vjeçarin me iniciale G.N, pasi gjatë një sherri për pronën me komshiun e tij, G.B, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij të fundit. Fatmirësisht plumbat nuk kanë zënë komshiun e tij, ndërkohë autori është arrestar nga Policia. Mbi 51-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie.
Qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Gjyshja e një foshnje 18 muajshe në lagjen nr 8 në qytetin e Durrësit, ka dëshmuar dhunën ndaj mbesës, që sipas tyre është ushtruar në një kopësht ...
Aktualitet25 Shtator 2020, 08:47
BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...
DURRËS- Gjatë kontrolleve të orëve të fundit në zonën e Durrësit, Krujës dhe Thumanës, Policia ka arrestuar 3 persona, Sadik Leka, personin me iniciale E.K...
Aktualitet25 Shtator 2020, 07:23
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...
ELBASAN– Të afërmit e Lefter Zhidrus kanë nisur vajtimin një ditë pas ekzekutimit të këtij të të fundit. Familjarët e 71-vjeçarit, që u ekzekutua dje nga...
Aktualitet25 Shtator 2020, 07:51
ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...
ELBASAN– Pas ekzekutimit të 71-vjecarit Lefter Xhidru, nga forcat RENEA ditën e djeshme në Elbasan, grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes s...
Aktualitet25 Shtator 2020, 07:35
SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...
ELBASAN– Floresha Zhidru, 41-vjeç, ish-bashkëshortja e fundit e Lefter Zhidrus që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA ka lëshuar akuza të forta...