Aktualitet

Fqinji i Lefter Zhidrut: E përjetuam shumë keq, RENEA s’kishte zgjidhje tjetër

25 Shtator 2020, 09:50 Nga DOSJA
Fqinji i Lefter Zhidrut: E përjetuam shumë keq, RENEA s’kishte

ELBASAN– Një fqinj i Lefter Zhidrut u shpreh se forcat RENEA nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse ta ekzekutonin 71-vjeçarin, pasi rrezikoheshin të gjithë banorët. Përpara mediave, ai tha se e përjetuan shumë keq ngjarjen dhe se Zhidru nuk duhet ta bënte një veprim të tillë duke vënë në terror të gjithë banorët.

“Nuk kishte zgjidhje tjetër. Nuk ishte shtëpi private por pallat, rrezikoheshin banorë, rrezikoheshin të gjithë. Ishte i rrezikshëm momenti që qëlloi në drejtim të qytetarëve, nuk duhet ta bënte një gjë të tillë. U tërhoqëm, rrezikonim jetën. Nuk e njihja personalisht. E përjetuar keq, nuk duhet të ndodhte. Rendi dhe qetësia në Elbasan nuk është keq, por duhet punuar akoma sepse ka probleme,”- rrëfeu fqinji.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:23

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...