Aktualitet

Mashtroi institucionet për shkarkimin/ Çështja e Luan Dacit kalon për gjykim

25 Shtator 2020, 09:53 Nga DOSJA
Mashtroi institucionet për shkarkimin/ Çështja e Luan Dacit

TIRANË- Gjykata e Posaçme vendoi që nga sot të nisë procesi i themelit për Luan Dacin. Ai do shkojë në gjyq për falsifikim dokumentash. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi në krye të trupës gjykuese bëri me dije këtë vendim gjatë seancës ku ishte i pranishëm vetë Luan Daci, bashkë me avokatin e tij, Jordan Daci.

Në një prononcim për Top Channel, Daci tha shkurtimisht: Kalova në gjyq

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky vendim erdhi pasi SPAK i komunikoi Dacit akuzën për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare.

Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi ndaj luan dacit luan daci gjyqi ndaj luan dacit luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:23

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...