VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. Familja Muharremi pretendon dhe deklaron se e ka blerë atë pronë nga shteti, por nga ana tjetër, edhe një familje nga Durrësi, pretendon të njëjtën gjë.
Ligji për kthimin e banesave tek ish-pronarët ka sjellë edhe problemin mes dy familjeve. Familja nga Durrësi ka një vendim gjykatë që thotë se banesa u takon atyre, por Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë vendim dhe e ka çuar në Shkallën e Parë. Çështja është nën hetim, por policia ka shkuar në mbështetje të përmbaruesit për të nxjerrë jashtë banorët.
Në një video, vetë Sokol Muharremi shprehet se nuk e di ç’do të bëhet me ta.
“Përshëndetje ndodhem në komisariatin e Vlorës, që në orën 8. Më kanë thirrur sepse sot kam një ekzekutim vendimi për punën e banesës. Ishte i padrejtë dhe me dokumente të falsifikuara. Çështja do të kthehet për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Përmbarimi kërkon të zbatojë vendimin e padrejtë dhe kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Jam këtu, nuk e di se çfarë do të bëhet me mua. Për çfarë më kanë thërritur dhe për çfarë më mbajnë,”- thotë ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, kanë pikasur nipin e Kastriot Reçit, me familjen e të cilit, ...
DURRËS- Gjyshja e një foshnje 18 muajshe në lagjen nr 8 në qytetin e Durrësit, ka dëshmuar dhunën ndaj mbesës, që sipas tyre është ushtruar në një kopësht ...
Aktualitet25 Shtator 2020, 08:47
BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...
DURRËS- Gjatë kontrolleve të orëve të fundit në zonën e Durrësit, Krujës dhe Thumanës, Policia ka arrestuar 3 persona, Sadik Leka, personin me iniciale E.K...
Aktualitet25 Shtator 2020, 07:23
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...
ELBASAN– Të afërmit e Lefter Zhidrus kanë nisur vajtimin një ditë pas ekzekutimit të këtij të të fundit. Familjarët e 71-vjeçarit, që u ekzekutua dje nga...
Aktualitet25 Shtator 2020, 07:51
ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...
ELBASAN– Pas ekzekutimit të 71-vjecarit Lefter Xhidru, nga forcat RENEA ditën e djeshme në Elbasan, grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes s...