Aktualitet

Pamje lufte! Shkallët dhe dyert të bërë shoshë nga plumbat, brenda pallatit dhe shtëoisë së Lefter Zhidrus që terrorizo

25 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
Pamje lufte! Shkallët dhe dyert të bërë shoshë nga

ELBASAN– Pamjet që po shikoni vijnë nga shtëpia e Lefter Zhidrus, aty ku dhe ndodhi terrori i një dite më parë në qytetin e Elbasanit. Siç shihet dhe në video, dyert janë me vrima olumbash, ndërsa i gjithë vendi është rrëmujë.

Kati i dytë i pallatit parafabrikat është bërë shoshë nga plumbat, siç shihet në dyer, mure dhe shkallë. Brenda kësaj shtëpie janë gjetur edhe muncione të shumta e armë, të cilat Zhidru i mbante në shtëpinë ku jetonte me ish-gruan e tij të tretë dhe vajzën e tij 14-vjeçare. Floresha Zhidru është marrë nën hetim pikërisht pas gjetjes së armëve dhe po akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.  

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 08:47

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur...