Aktualitet

25 Shtator 2020, 08:47 Nga DOSJA

BALLSH – Ditën e sotme kanë rinisur sërish protestat në Ballsh, ku naftëtarët kërkojnë të gjejnë zgjidhje. Por ata shprehen sot se janë të shpresë e kanë mbetur pa zgjidhje nga qeveria ku thonë se nga protesta e fundit që zhvilluan në Tiranë askush nuk i ndihmoi për pagat.

Më tej ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e tyre, ndërsa kanë paralajmëruar greve urie teksa ndodhen para uzinës.

 “Duke ditur që javën e kaluar protesta u për shkallëzua ku ne shkuam  para Kryeministrisë dhe institucioneve shtetërore dhe sërish nuk erdhi asnjë reagim nga qeveria. Ne sindikatë nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive, kemi mbetur pezull. Pavarësisht se na thanë se jemi me kontratë deri në datë 7, askush nuk është paraqitur për të zgjidhur këtë çështje. Kemi  9 muaj në rrugë. A pyet ndonjëherë kryeministri për naftëtarët, ku hanë ku jetojnë këto familje.  Të paktën një ndihmë ekonomike të merrnim. “ është shprehur kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.

 Një javë më parë naftëtarët e Ballshit udhëtuan drejt Tiranës ku mbajtën një protestë përpara godinës së kryeministrisë dhe ministrisë së Energjisë, por pa një përgjigje nga institucionet shtetërore. Kjo është një prej shumë protestave që ata kanë zhvilluar ku kërkojnë pagat e prapambetura. Sot ata kanë paralajmëruar grevë urie nëse nuk do të ketë një zgjidhje.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e naftëtarëve të ballshit sokol dautaj protesta e naftëtarëve të ballshit sokol dautaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:23

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi nuk justifik...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:51

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:35

SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...