Politike

Debati për listat dhe koalicionet, ambasadorja amerikane Yuri Kim: I kujtoj Ramës dhe Bashës ‘5 qershorin’, çdo marrëve

24 Shtator 2020, 09:44 Nga DOSJA
Debati për listat dhe koalicionet, ambasadorja amerikane Yuri Kim: I kujtoj

TIRANË- Në kulmin e debatit politik për hapjen e listave, ambasadorja Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, marrëveshjen e 5-qershorit. Në një reagim në rrjetet sociale, Kim thotë se çdo marrëveshje përtej 5 qershorit, apo propozim duhet të bëhet në frymën e një besimi mes palëve.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë angazhimet e tyre të 5 qershorit. Marrëveshjet, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në besim të mirë. Ne gjithmonë do t’ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”,-shkruan Kim, teksa rishpërndan qëndrimin e SHBA për 5 qershorin. 

POSTIMI I PLOTE NE TWITTER: 

We remind PM @ediramaal, DP @lulzimbasha_al & other leaders of all commitments they made with regard to 6/5 & any measures beyond 6/5. Engagement, proposals & counter-proposals must be in good faith. ?? will always support you, but YOU – ?? leaders – are the responsible party. https://t.co/LeFYBmyGAh

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të “thyer” listën e për të hyrë kështu në parlament. Opozita tashmë ka dërguar një letër me kërkesa në OSBE, por sipas PS, ky nuk është rasti kur duhet një ekspertizë, pasi palët nuk kanë një dakordësi. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave 100% lulzim basha yuri kim edi rama hapja e listave 100% lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...