Politike

Replikat e ASHPRA/ Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Metës, Evis Kushi votohet me 104 vota pro dhe betohet si ministre, Opozita dra

24 Shtator 2020, 06:58 Nga DOSJA
Replikat e ASHPRA/ Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Metës, Evis Kushi

TIRANË– Seanca e sotme plenare është zhvilluar mes debateve të nxehta në lidhje me çështjen e listave të hapura. Nga Këshilli Politik, debati i ashpër politik është zhvendosur në Kuvend mes 4 palëve. Ishte Rudina Hajdari ajo që doli jashtë rendit të ditës dhe kërkoi që të merrej parasysh propozimi i saj. Deputetja Rudina Hajdari tha se Shqipëria është një vend i korruptuar. Referuar propozimit të maxhorancës, Hajdari e konsideroi një mashtrim hapjen e listave dhe u shpreh se PS-ja ka frikë nga populli. Kjo nxehu ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se korrupsioni duhet parë tek familja e Rudina Hajdarit, fjali që riktheu në foltore deputeten. Hajdari i tha Spiropalit të mos vazhdojë më që të jetë “servilja e shefit”. 

Pas replikave mes tyre, në foltore u ngjit pa leje deputeti Adriatik Alimadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e përjashtoi nga seanca. Alimadhi s’pranoi të dilte duke bllokuar për dy herë radhazi foltoren, dhe Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës deri në orën 12:45. 

Gjatë kësaj pauze, në një deklaratë për mediat, deputetja Hajdari u shpreh se Opozita do të dorëzojë draftin e ri në Kuvend ku propozon heqjen e pragut electoral dhe kërkon hapjen 100% të listave. Për hapjen e listave, deputetja shtoi se ia vlen çdo sakrificë, duke përmendur këtu edhe mundësinë për bojkot.  

Pas rikthimit në sallë, ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ai që e mori fjalën. Balla u shpreh i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit, teksa replikoi në distancë edhe me deputeten Rudina Hajdari. Ai theksoi se modeli i propozuar nga PS për listat e hapura është i bazuar në modele europiane, ndërsa modelin e Opozitës dhe draftin e depozituar nuk e kupton.

Sot u zhvillua një interpelancë mes deputetit Koçi Tahiri dhe ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, për rrugën e Qafë- Plloçës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti ishte i pastudiuar dhe për këtë arsye do të përmbyllet në 2022.

Punimet duhet të kishin përfunduar në vitin 2018 në këto dy lote por gjatë implementimit janë hasur problematikat e njohura. Afati i fundit për këto dy disbursime është  caktuar data 30 prill 2021 ARRSH ka kërkuar shtyrje të afatit për vazhdim të punimeve deri në 31 dhjetor 2022, ku përfshihet edhe një vit garanci punimesh dhe dorëzim së bashku me dokumentacionin. Ndërtimi është i ndarë në 3 lote. Loti i parë ndodhet sot në realizim fizik të punimeve në 86.52% dhe pagesat e certifikuara 72.78%. Loti i dytë sot ndodhet në realizim fizik të punimeve 84.36% dhe pagesat e certifikuara janë në masën e 81.58%. Për realizimin e Loti 1 dhe 2 me të gjithë elementët e tij nevojitet një fond shtesë prej 56.8 milionë dollarë për të cilat kanë filluar bisedimet me kreditorët dhe MFE është dakordësuar për këtë shtesë. Referuar preventivit të përllogaritur në 2011 vlera e projektit për lotin 3 ka qenë rreth 50 milionë dollarë, financimi i këtij projekti nga fondi saudit mbulon vetëm 25 milionë dollarë, ndërkohë që duhen edhe 25 milionë dollarë të tjera,”– tha Balluku ndër të tjera.

Sot u bë edhe betimi i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, e cila zëvendëson Besa Shahinin. Ceremonia u zhvillua në Institucionin e Presidencës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme. Në Kuvend u miratua edhe dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit, me 106 vota pro, kurse për emërimin e Kushit ishin 2 më pak, 104.

Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit Meta. Me shumicë votash 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.

Votimet:

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.591, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”

15 pro

83 kundër

13 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar””

14 pro

82 kundër

14 abstenim

Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.589, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”

13 pro

84 kundër

14 abstenim

RENDI I DITËS:

(j.v;f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari seancë plenare 24 shtator 2020 elisa spiropali hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari seancë plenare 24 shtator 2020

Sondazh

Poll