Politike

Meta kundër ndërtimit të HEC-eve: Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t’i shërbente të m

24 Shtator 2020, 07:13 Nga DOSJA
Meta kundër ndërtimit të HEC-eve: Vjosa të shpallet Park

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar. Në fjalën e mbajtur në tryezën me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, Kreu i Shtetit pohoi se mbështet iniciativën për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

Sipas Presidentit, raportet për ndikimin mjedisor të HEC-eve përgatiten në tavolina me papërgjegjshmëri të plotë dhe në mënyrë të shpejtë dhe se për këtë gjë është njoftuar nga një një letër e hapur nga komuniteti europian.

“Mbështes fuqimisht ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen të ndërtohen HEC-et. Rishikimi nga Qeveria i planeve ndërtimore mbi këtë lumë, do të ishte jo vetëm një shenjë shumë e mirë demokracie, në vlerësim të opinionit të përparuar kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një reagim i përgjegjshëm për të gjithë këshillimet e përsëritura nga institucionet më të larta europiane. Çdo qëndrimi kokëfortë nuk do t’i shërbente të mirës së përbashkët të vendit, por njëkohësisht edhe rrugës tonë për në BE. Uroj që tryeza e sotme “E ardhmja e lumit Vjosa” të arrijë të vendosë një dialog të munguar midis shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore, me qëllim, ruajtjen e natyrës sonë të mrekullueshme, me të cilën jemi bekuar. Të mbrojmë Vjosën dhe lumenjë e tjera të Shqipërisë përpara se arroganca, papërgjegjshmëria dhe marrëzia t’i vënë kazmën edhe turizmit, një nga alternativat më afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, dhe të shumë familjeve shqiptare që banojnë në këto zona. Lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin. Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbra, s’mund të jetë në rrugë e blertë për zhvillimin e vendit. Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale. Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari. Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et. Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së. Çdo shqiptar duhet të shkojë në lumin Valbonë, që është për të vënë duart në kokë me atë çka është bërë,”– tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hecet ne vjose ilir meta meta per vjosen hecet ne vjose ilir meta meta per vjosen

Sondazh

Poll