Politike

24 Shtator 2020, 08:01 Nga DOSJA

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropojën.  Procesi që nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë të parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri dhe anëtarët e Partisë Demokratike janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Surpriza në këtë listë është emri i Flamur Nokës. Burime pranë PD-së, bëjnë me dije se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Mësohet se emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Denokratike kandidimi i ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kandidatët e pd-së në kukës zgjedhjet parlamentare 2021 kandidatët e pd-së në kukës zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll