Politike

Listat e deputetëve/ Partia Demokratike sjell Flamur Nokën në Qarkun e Tiranës

24 Shtator 2020, 08:40 Nga DOSJA
Listat e deputetëve/ Partia Demokratike sjell Flamur Nokën në

TIRANË- Publikimi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë me dije se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Mësohet se emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Denokratike kandidimi i ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë sot, Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Kjo parti  ka publikuar listën e kandidatëve për qarkun e Kukësit. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur noka flamur noka

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...