Politike

Do bojkotohet Parlamenti? Hajdari lë të hapur mundësinë: Sot depozitojmë draftin e ri, të hiqet pragu elektoral, për list

24 Shtator 2020, 09:41 Nga DOSJA
Do bojkotohet Parlamenti? Hajdari lë të hapur mundësinë: Sot

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari la të hapur mundësin ë një bojkoti të Parlamentit. Në një deklaratë për mediat, pas ndërprerjes së seancës plenare, Hajdari u shpreh se do të depozitojë daftin e ri sot në Kuvend dhe pret t’i bashkohet edhe Opozita. Hajdari shtoi se drafti i ri kërkon që të hiqet pragu elektoral dhe të ketë 100% lista të hapura. 

Pjesë nga biseda për mediat:

Rudina Hajdari: Propozimin e kemi bërë për të garantuar atë që kemi thënë që nga fillimi. Duam listat e hapura 100% dhe të mos mashtrojmë shqiptarët. Kështu që për ta bërë atë propozim konkret kemi nënshkruar një dokument që do depozitohet në Parlament. Shpresojmë që të na bashkohet e gjithë Opozita.

Pyetje: A mendoni se duhet bojkotuar sërish Parlamenti, njëri nhga deputetët e tha këtë gjë?

Rudina Hajdari: Jemi të gatshëm të bëjmë çdo lloj sakrifice për të çuar në fund këtë kauzë që mbështetet nga gjithë shqiptarët. Ftojë të gjithë që të nënshkruajnë dokumentin. Ky hap listat 100% në mënyrë reale. Është një draft që ka një integrim të të gjithë kërkesave.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...