Politike

Përfundon takimi mes mjekëve dhe Manastirliut në Kryeministri/ Ministrja: Duhet ekspertizë ndërkombëtare, javën e ardhshm

24 Shtator 2020, 09:15 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes mjekëve dhe Manastirliut në Kryeministri/

TIRANË- Përfundon takimi mes 4 mjekëve dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në godinën e Kryeministrisë. Pas takimit ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha. Ajo theksoi më tej se qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, por ato kërkojnë një ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë sjellë, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkestat. Takimet do të vijojnë javën e ardhshme. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e Shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre. Takimet e ardhshme do të zhvillohen në ministri. Ne do të dëgjojnë kërkesat e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çëshjte që do të disktohen edhe në biseda të tjera. Janë kërkesa që kërkojnë ekspertizë dhe ndërkombëtare, që ne të bëjmë më të mirën. Platformën e bashkëpunimit ne e kemi të ngritur. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe i kemi mbështetur në çdo moment. Ndaj ne jemi këtu, ne jemi të gjithë së bashku në çdo moment të ditës, ne do të bëjmë më të mirën. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme.”, u shpreh ministrja.

Ndërsa, mjeku Gentian Stroni tha se në takim nuk ishte i pranishëm kryeministrit Edi Rama.

“Rama nuk ishte i pranishëm. Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.

Ndërkohë që zhvillohej takimi, dhjetëra mjekë protestuan para godinës së QSUT-së, për plotësimin e kërkesave. Ata theksuar se qeveria duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mjekët në proteste ogerta manastirliu mjekët në proteste ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...