Politike

24 Shtator 2020, 09:06 Nga DOSJA

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputeti Ralf Gjoni, i cili tha, se duhet një angazhim serioz për projektligjet e dorëzuara nga opozita parlamentare, ndërsa e pasoi Halit Valteri, i cili tha se “shqiptarëve nuk iu duhen kllounë”.

Pjesë nga debati:

Ralf Gjoni: Angazhimi ynë për ligjet është cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë.

Gramoz Ruçi: Nuk është kështu. kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare.

Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri.  keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.

Gramoz Ruçi: Jemi këtu për të diskutuar, jeni të lirë të flisni, por ju lutem përmbajuni pasqyrës së punimeve të Kuvendit.

Lajmi kryesor: Kuvendi nis me debate  ‘të zjarrta’ për hapjen e listave, në rend dite edhe betimi i Evis Kushit si ministre

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci halit valteri ralf gjoni seanca plenare 24 shtator 2020 gramoz ruci halit valteri ralf gjoni seanca plenare 24 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...