Sport

Njihuni me Veronique, zonja e “hekurt” që menaxhon karrierën e djalit të saj te Juventus, tani bëhet presidente e klubit

23 Shtator 2020, 17:16 Nga DOSJA
Njihuni me Veronique, zonja e “hekurt” që menaxhon

FRANCË– Mama, menaxhere e tani edhe presidente klubi. Po flasim për Veronique Rabiot, mamaja e lojtarit të Juventusit Adrien Rabiot. Zonja tashmë është tashmë në majën e Alfortville, një klub i vogël në dyert e Parisit, ku i biri i saj luajti kur ishte fëmijë. Veronique është një person që nuk mund të bësh biznes shumë lehtë. Mjafton të pyesësh Barcelonën, që u interesua për shërbimet e lojtarit, por që financiarisht nuk kënaqi kërkësat e Veronique Rabiot.

E përditshmja “Le Parisien” kujton se Rabiot luajti disa muaj në Alfortville kur ishte 8 vjeç. Një lidhje që nuk e harroi kurrë edhe Veronique, e emëruar tashmë si presidente nderi. Komuna vendosi të bllokojë fushën, duke i mohuar lojtarëve të bëjnë stërvitje, arsyeja është se mungojnë detyrimet që kanë shkuar në 94.500 euro. I takon tani presidentes së re të mundohet ti ndryshojë mendjen këshillit komunal, e të gjejë brenda fundjavës një fushë që ti lejojë lojtarëve të saj të zbresin në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adrien rabiot alfortville juventus paris veronique rabiot adrien rabiot alfortville juventus paris veronique rabiot

Sondazh

Poll