Sport

Ylli i Real Madrid rezulton me koronavirus, futbollistët presin me ankth përgjigjen e rezultateve

23 Shtator 2020, 08:27 Nga DOSJA
Ylli i Real Madrid rezulton me koronavirus, futbollistët presin me ankth

SPANJË-Martin Odegaard, pozitiv me koronavirus. Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, norvegjezi ka rezultuar i prekur nga COVID-19.

Infektimi i Odegaardit ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin të martën pasdite për të garantuar kthimin në stërvitje duke zbatuar protokollin e sigurisë. Lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit të shtunën e ardhshme.

Një mungesë e rëndësishme për Zinedine Zidane në javën e dytë të La Ligas. Nëse e gjithë skuadra madrilene ka rezultate negative këtë të mërkurë në mëngjes, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normalisht.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport martin odegaard real madrid martin odegaard real madrid

Sondazh

Poll