Sport

Kush është ekipi më i pasur në Europë? Sipas “Transfermarkt” vlerësohet…

23 Shtator 2020, 12:30 Nga DOSJA
Kush është ekipi më i pasur në Europë? Sipas

GJERMANI-Portali gjerman Transfermarkt ka përpiluar renditjen e klubeve me organikën më të pasur në Evropë. Një renditje në të cilën komandon Liverpool, me një vlerë totale prej 987.7 milion paund, ekuivalenti i rreth një miliard euro. Pas Reds pozicionohet menjëherë Manchester City në vendine dytë, e Barcellona në të tretin, një podium që konfirmon dominimin financiar të klubeve angleze e spanjolle.Një podium që konfirmon dominimin financiar me ngjyrat kryesisht angleze dhe spanjolle.

Në 10 skuadrat e para pesë klube të Premier League e tre të Liga, me Real Madrid në vendin e pestë. Bayern Mynih, kampion Europe në fuqi mban vetëm vendin e gjashtë, me një organikë që kalon me fare pak 800 milionë euro.

Për të gjetur një skuadër italiane duhet zbritur deri në vendin e 10 dhe është Inter, që me 717 milionë euro ka lënë pas Juventus në kuotën 647. Në vendin e 15 është Napoli, organika e të cilit vlen 577 milionë, ndërsa edhe më prapa është Milan, i 19, me një organikë prej 417 milionë në total.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona europe inter liverpool real madrid transfermarkt barcelona europe inter liverpool real madrid transfermarkt

Sondazh

Poll