Sport

Skandali në Itali/ Luis Suarez nën hetim! Sulmuesi i Barcelonës falsifikoi testin e gjuhës italiane…pyetjet dhe nota ishte

23 Shtator 2020, 11:17 Nga DOSJA
Skandali në Itali/ Luis Suarez nën hetim! Sulmuesi i Barcelonës

ITALI– Autoritetet italiane kanë filluar hetimet, për të vërtetuar se provimi i gjuhës së futbollistit Luis Suarez ishte farsë. Ndërsa, Universiteti për të Huajtë, në qytetin italian të Peruxhias ka thënë se ka ndjekur një procedurë korrekte, të provimit të Suarez.

Në lidhje me hetimet e procesit, Universiteti për të Huajt rikonfirmon korrektësinë dhe transparencën e procedurave që u ndoqën për provimin e marrë nga futbollisti Luis Suárez dhe beson se e vërteta do të dalë shpejt pasi çështja të studiohet mirë,“- ka thënë universiteti në një deklaratë.

Sulmuesi i Barcelonës, ka zhvilluar një provim javën e kaluar në universitetin ku zhvillohet provimi për të huajtë. Testimi i gjuhës është një proces me anë të të cilit atij do t’i jepet një pasaportë evropiane dhe më pas kjo do ta ndihmonte të transferohej në një klub të ri. Autoritetet në Peruxhia, po hetojnë drejtorin e përgjithshëm të universitetit, por jo Suárez. Pyetjet dhe nota e tij e provimit dyshohet se ishin përcaktuar para se të merrte testin, javën e kaluar.

Nga hetimi ka rezultuar se pyetjet e provimi ishin dhënë, më parë kandidati dhe që nota ishte vendosur po ashtu, pavarësisht se gjatë mësimeve në distancë të mbajtur nga mësuesit e universitetit është zbuluar, se kandidati ka njohuri elementare të gjuhës italiane,” ka thënë Raffaele Cantone, një prokuror në Perugia, në një deklaratë.

Gjithastu, sipas raportimeve në mediat italiane, dyshohet se mësuesi i ka thënë Suarezit, së ai nuk mund të “shqiptonte asnjë fjalë në gjuhën italiane” dhe kishte nevojë për ndihmë për të kaluar te Juventusi në mënyrë që të mos “hidhte në erë një pagë prej 10 milionë euro në një sezon vetëm sepse ai nuk ka një B1 ” (B1 është dokumenti i kërkuar për të treguar aftësinë e gjuhës italiane për shtetësinë).

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luis suarez pasaporta e suarezit luis suarez pasaporta e suarezit

Sondazh

Poll