Sport

Ana e errët e Messit, ish-drejtuesi zbulon si argjentinasi tallej me trajnerin: Të shkarkoj unë

23 Shtator 2020, 10:31 Nga DOSJA
Ana e errët e Messit, ish-drejtuesi zbulon si argjentinasi tallej me

SPANJË-Antonio Zubizareta, ish-drejtori sportiv i Barcelonës në vitet 2010-2015 ka treguar djallëzinë e Mesit dhe mënyrën sesi i imponohej trajnerëve, duke i thënë se i shkarkonte lehtësisht nëse i telefononte presidentit. Të paktën këtë e ka pohuar ish-trajneri i katalanasve, Gerardo Martino që ishte pjesë vetëm për sezonin 2013-2014.

“Kur Martino ishte te Barcelona, shpeshherë e thoshte për Mesin: “Unë e dija se nëse ai telefononte trajnerin, më shkarkonte dhe hidhte tutje mua. Por dreqin, nuk është e nevojshme që të ma thuash mua çdo ditë. Unë e di vetë atë.

Nuk ishte e lehtë me të”, kanë qenë fjalët e Zubizaretës që tregon kështu bisedën me ish-trajnerin e Barcelonës, atje ku lihet të nënkuptohet se Messi ka treguar fuqinë e tij në çdo ditë të mundshme, për të prishur kështu strukturën e një klubi normal duke pasur luksin për të zgjedhur blerjet dhe formacionin titullar të Barcelonës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi tata martino zubizareta barcelona messi tata martino zubizareta

Sondazh

Poll