Sport

Përfaqësuesja e Holandës në emergjencë për trajner, “tulipanët” firmosin me dështimin e Interit

23 Shtator 2020, 09:52 Nga DOSJA
Përfaqësuesja e Holandës në emergjencë për

HOLANDË-Dështimet në Itali dhe Angli nuk ia eklipsojnë karrierën. Tani, Frank de Boer mund të kthehet në shtëpi, për t’ia filluar nga stoli më i rëndësishëm: Ai i ekipit kombëtar, i mbetur bosh para pak javësh, kur Ronald Koeman u transferua te Barcelona.

Sipas “Telegraaf”, në fakt, De Boer do të emërohet zyrtarisht trajneri i ri i portokallinjve javën e ardhshme. Marrëveshja është arritur, flitet për një kontratë deri në mes të vitit 2022, para Botërorit të Katarit. Qëllimi është Euro 2021 dhe më pas do të bëhen vlerësime të trajnerit. De Boer mund ta fillojë aventurën e tij javën tjetër.

Në tetor do të debutojë si trajner i Holandës në miqësoren me Meksikën, pastaj vjen Bosnja dhe Italia, si pjesë e kualifikueseve të Ligës së Kombeve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro 2021 frank de boer holanda euro 2021 frank de boer holanda

Sondazh

Poll