Sport

Atentati ndaj Selavdi Shehai në Romë: Nga ekzekutimi i kapo-ultrasit të Lazio-s te larja e hesapeve për drogën

22 Shtator 2020, 18:48 Nga DOSJA
Atentati ndaj Selavdi Shehai në Romë: Nga ekzekutimi i kapo-ultrasit

ROMË-Në muajin gusht të vitit 2019, një ngjarje tronditi tifozët e skuadrës së Lacios, pasi kapo-ultrasi historik si Fabrizio Piscitelli i cili njihej me nofkën “Diabolik” u vra në një atentat mafioz. Për vrasjen e tij u ngritën dyshime nga prokuroria italiane se mund të kishin gisht klanet mafioze shqiptare. Në Romë, pikërisht në plazhin Torvaianica dy persona kanë plagosur 38-vjeçarin shqiptar, Selavdi Shehaj, me një të shkuar kriminale që lidhet me drogën, por edhe se ka gisht në ekzekutimin e kapo-ultrasit të Lazios.

Dosja tashmë ka kaluar në duart e zëvendësprokurorit Ilaria Calò. Sipas asaj që është konstatuar deri më tani, gjithçka ndodhi në orën 10:30 të ditës së dielë ku dy persona të maskuar kanë shkuar në plazh me një motor dhe njëri nga të dy nxori armën duke plagosur rëndë Shehajn. Vrasësi më pas u end në turmë dhe arriti të humbte gjurmët. Viktima ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo në Romë. “Repubblica Roma” shpjegon se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve për drogën.

Siç shkruan gazeta, viktima u la i lirë nga arresti shtëpiak dy muaj më parë (iu gjetën 5 kg drogë), pasi vuajti një dënim prej rreth dy vjet e gjysmë. Zona e Torvaianica, Ardea dhe Pomezia ka qenë tashmë objekt i vëmendjes së antimafias në të kaluarën. Çështja Torvaianica ka disa pika kontakti me vrasjen e Fabrizio Piscitelli, aka Diabolik, kapo-ultrasi i Lazios. Dinamika e pritës, me një vrapues të rremë, të kujton shumë atë që ndodhi në ‘Parco degli Acquedotti’ më 7 gusht të vitit të kaluar. Jo vetëm kaq: në këtë rast viktima ishte shqiptar dhe hetimet pas vdekjes së “Diablo” kishin nxjerrë në pah disa lidhje midis kreut të ultrasve dhe krimit të Evropës Lindore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabrizio piscitelli selavdi shehaj fabrizio piscitelli selavdi shehaj

Sondazh

Poll