Sport

“Nuk di asnjë fjalë, por do kalojë se fiton 10 milionë euro në sezon”, skandali i provimit të Suarez, zbulohen përgji

22 Shtator 2020, 19:49 Nga DOSJA
“Nuk di asnjë fjalë, por do kalojë se fiton 10 milionë

PERUGIA-Guardia Di Finanzia zbuloi sot një skandal, sipas të cilit Universiteti për të Huajt në Perugia kishte manipuluar rezultatet e testit të gjuhës, për t’i dhënë sulmuesit uruguaian Luis Suarez një dëshmi për njohuri mesatare të gjuhës italiane. Përgjimet e kryera në Itali nxjerrin biseda të kryera nga Stefania Spina, pjesë e Universitetit të Perugias, ajo u thotë anëtarëve të provimit se futbollisti duhet ta marrë testimin, pasi fiton 10 milionë euro në vit dhe nuk mund ta penalizojë mungesa e nivelit B1.

“Nuk e merr, por duhet, do kalojë, sepse me 10 milionë në sezon rrogë nuk mund tia mohosh se nuk ka certifikatën B1”. Nuk nxjerr një fjalë, nuk zgjedhon foljet e flet pa fund”, shkruhet në në dokument. “Po të duket rasti ta ngelim”, shton me një nga testuesit që nuk identitfikohet mirë.

Të dakordësuara edhe pyetjet para provimit: “Për ta thënë të vërtetën, sot telefonova Lorenzo Rocca dhe i tregova për simulimin e provimit e ramë praktikisht dakord për atë që do ta pyesë”.Nga përgjimet del se krerët e universitetit kanë qenë të informuar mbi cështjen: “Më thuaj cfarë note do e kaq”. E përgjigja: “Vëri 3, dëgjiova rektoren dje, kjo është linja”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus luis suarez perugia barcelona juventus luis suarez perugia

Sondazh

Poll