Sport

Përfundon epoka Ronaldo-Messi, dy lojtarët nuk janë në podium për futbollistin e vitit, dueli është ndërmjet Bayern Muni

23 Shtator 2020, 13:18 Nga DOSJA
Përfundon epoka Ronaldo-Messi, dy lojtarët nuk janë në

NYON-Më 1 tetor në Nyon, me rastin e shortit për grupet e Champions League, UEFA do të japë çmimet individuale. Në një vit pa “Topin e Artë”, çmimi më i pritur është ai i Futbollistit të Vitit, i cili do t’i akordohet njërit prej tre finalistëve Manuel Neuer, Kevin De Bruyne dhe Robert Levandowski.

I pari ndër të përjashtuarit nga podiumi është Lionel Messi i cili, ashtu si Neymar, mori 53 vota. Menjëherë pas dy lojtarëve ishte Thomas Muller me (41), Kylian Mbappé (39), Thiago Alcantara (27), Joshua Kimmich (26) dhe Cristiano Ronaldo, i cili mbyll dhjetëshen e parë me 25 vota.

Përveç titullit të lojtarit më të mirë, çmime të tjera individuale do të jepen gjithashtu nga Uefa: Midis këtyre, spikat prania e lojtarit të Interit, Romelu Lukaku midis tre më të mirëve të sezonit të Europa League.

Futbollisti i Vitit: Bronz, Harder, Renard

Trajneri i Vitit: Flick, Klopp, Nagelsmann

Trajneri i Vitit i futbollit të femrave: Cortés, Lerch, Vasseur

Portieri i sezonit : Navas, Neuer, Oblak

Mbrojtësi i sezonit : Alaba, Davies, Kimmich

Mesfushori i sezonit : De Bruyne, Thomas Müller, Thiago Alcântara

Sulmuesi i sezonit: Lewandowski, Mbappé, Neymar

Lojtari i Sezonit në Europa League: Banega, Bruno Fernandes, Lukaku.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich lewandowski manchester city neuer topi i arte bayern munich lewandowski manchester city neuer topi i arte

Sondazh

Poll