Aktualitet

Fëmijët shqiptarë vuajnë në “kampin e ferrit”, kërkojnë ndihmë çdo ditë/ Më në fund Lleshaj kujtohet për ta, ni

22 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA
Fëmijët shqiptarë vuajnë në “kampin e

LIBAN– Pas protestave të familjarëve dhe shoqërisë civile që kërkuan kthimin e të vegjëlve të mbetur në zonat e luftës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, sipas mediave libaneze ka shkuar vetë për të takuar homologun e tij, Mohammad Fahmi në Liban.

Të dhëna të tjera priten të zbardhen nga takimi dypalësh, nëse do të ketë ndonjë hap konkret nga Libani për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampet e Sirisë.

Alvin Berisha ishte rasti që bëri bujë nëntorin e kaluar. Djaloshi shqiptar ishte prej vitesh në kampin sirian e rasti i tij u përhap në media gjë që bëri lëvizjen e autoriteteve për të sjellë të voglin në Shqipëri.

Në kampet e Sirisë gjenden qindra fëmijë shqiptarë që kanë mbetur të izoluar në zonat e luftës. Ata janë larguar së bashku me familjarët e tyre që janë nisur për të luftuar, por pas humbjes së prindërve, shumë prej tyre kanë mbetur vetëm.

Kosova ka riatdhesuar më shumë se 100 persona që ndodheshin në zonat e luftës, ndërsa Shqipëria, ende nuk e ka ndërmarrë nismën për riatdhesimin e tyre.

Pritet deklarata e Lleshajt në lidhje me atë që është disktuatuar gjatë takimit të tij me homologun e tij libanez e se nëse do ndërmerren veprime për fëmijët që kanë mbetur në kampet famëkeqe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liban sander lleshaj liban sander lleshaj

Sondazh

Poll