Aktualitet

Falsifikonin pasaporta dhe viza arrestohen 2 persona në Rinas. Si tentoi 30-vjeçari të largohej nga Shqipëria drejt Anglisë

22 Shtator 2020, 13:26 Nga DOSJA
Falsifikonin pasaporta dhe viza arrestohen 2 persona në Rinas. Si tentoi

TIRANË- Dy të rinj janë arerstuar ditën e sotme në aeroportin e rinasit pasi këto të fundit po tentonin të kalonin nga Shqipëria në Angli me dekumenta të falsifikuara. Sipas poplisisë në pranga kanë rënë shtetasit I. N. 22 vjeç  dhe GJ. P., 30 vjeç të dy obanues në Tiranë.

Policia bën të ditur se ata akuzohen për veprën penale  “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Mësohet se shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Njoftimi i Policisë 

Rinas

Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Evidentohen dy raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të specializuara, duke përdorur edhe aparaturën e re të dhuruar nga ambasada gjermane, për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen te rinjte ne rinas arrestohen te rinjte ne rinas

Sondazh

Poll