Aktualitet

Plagoset me thikë 17 vjeçari në Sukth/ Dërgohet me urgjencë në spital, mjekët i nxjerrin thikën nga barku, identifikohet

22 Shtator 2020, 13:56 Nga DOSJA
Plagoset me thikë 17 vjeçari në Sukth/ Dërgohet me

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth të Durrësit, ku pas një konflikti është plagosur me thikë një 17-vjeçar. Mësohet se adoleshenti i identifikuar si Elvin Zira është është transportuar më urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kiriurgjikale. Burime për Dosja.al bëri me dije se kirurgët, i kanë hequr thikën nga barku të riut.Policia ka bërë të ditur se i riu është plagosur nga shtetasi M.I, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thíkë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjeke  të tijë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset i mituri ne sukth sukth plagoset i mituri ne sukth sukth

Sondazh

Poll