Aktualitet

‘ZBËRTHEHEN’ vrasjet në Elbasan/ I penduari i drejtësisë: Erjon Alibej pagoi Halilajn e Hoxhën për ekzekutimin e Rrama

22 Shtator 2020, 14:40 Nga DOSJA
‘ZBËRTHEHEN’ vrasjet në Elbasan/ I penduari i

ELBASAN- Autoritetet e policisë po ndihmohen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan. Rrëfimet e një të pandehuri tregojnë se vrasjet që ndodhën në Elbasan dhe që çuan pas hekeruva Erjon Alibej konfirmojnë dyshimin se ky i fundit është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Po ashtu sipas të pandehurit vrasjet e kanë zanafillën tek prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale.

 “Në kuadër të hetimeve është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes një shtetasi dhe organit të prokurorisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se Erion Alibej është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan”, thuhet në dosje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në bazë të hetimeve se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano Ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik të këtij viti. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan.

Po ashtu ai akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazanit erjon alibej euglen halilin regis runaj emiljano ramazanit erjon alibej euglen halilin regis runaj

Sondazh

Poll