Aktualitet

Arrestimi i Rizan Aliut, masakruesi nga Kavaja u denoncua dhe nga nipi i tij që u fut ta ndante nga Çelmeta, bashkëjetuesja q

22 Shtator 2020, 12:22 Nga DOSJA
Arrestimi i Rizan Aliut, masakruesi nga Kavaja u denoncua dhe nga nipi i tij

KAVAJË– Rizan Aliu, ka dhe një akuzë tjetër mbi shpinë, përveç asaj që pa e gjithë Shqipëria, pas publikimit të videos së tmerrshme ku i ngulte thikën Besnik Çelmetës. Mësohet se Aliu është akuzuar edhe nga nipi i tij, Mariglen Aliu, i cili është shprehur se e ka dhunuar edhe atë pasi ka ndërhyrë mes sulmuesit dhe Çelmetës, duke i shkaktuar një dëmtim në kofshë.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen në fjalë është pyetur edhe bashkëjetuesja e Rizan Aliut, Edlira Shallasi. Kjo e fundit pas publikimit të pamjeve, deklaroi se nuk ka qenë e pranishme në kohën e ngjarjes, por përmes telefonit i ka kërkuar partnerit të saj që të dorëzohej në polici.

Por nga pamjet e publikuara në media, Shallasi duket që ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe shihet që del nga lokali bashkë me Aliun, i cili mban dhe thikën e sulmit në dorë.

Momentet e Edlirës dhe Rizan Aliut në vendin e krimit, minuta 01:48:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta edlira shallasi plagosje ne kavaje rizan aliu besnik çelmeta edlira shallasi plagosje ne kavaje rizan aliu

Sondazh

Poll