Aktualitet

Takimi i Gent Ibrahimit me drejtuesin e ri të KLSH, i uron suksese: Ka nevojë për rritje të cilësisë së kallëzimeve pena

22 Shtator 2020, 14:24 Nga DOSJA
Takimi i Gent Ibrahimit me drejtuesin e ri të KLSH, i uron suksese: Ka

TIRANE– Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi së bashku me anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu.

Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai theksoi dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi.

Në fund Ibrahimi siguroi Shehun për një bashkëpunim institucional KLP-KLSH në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

NJOFTIMI NGA KLP

Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.

Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi keshilli i larte i prokurorise gent ibrahimi keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll