Fjolla Morina, në arrest shtëpie! Këngëtarja s’është shtatzënë! Prokuroria e dërgoi për riekzaminim, gjinekologu i p
22 Shtator 2020, 06:24Nga DOSJA
KUKËS–Fjolla Morina rrezikon burg edhe për mashtrim. Këngëtarja nga Kosova doli sot para togave të zeza në një seancë që nisi që prej orës 09:30 dhe vijoi deri në mesditë, kur gjykata vendosi ta linte këngëtaren në “arrest shtëpie”, pasi pranoi të paguante 5 milionë lekë të reja garanci pasurore. Tanimë, Fjolla duhet të zhvendoset në Kukës, ku duhet të banojë nën masën e arrestit të shtëpisë, derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar për çështjen e saj. E vetmuar, pa grim, me një maskë anti-Covid-19, e veshur me një fustan me lule të gjatë deri poshtë gjurit, pa familjen afër apo edhe fansa, Morina hyri në gjykatë e shoqëruar nga një oficere grua, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin, Fitim Muji. Ndryshe nga sa u pretendua dje nga këngëtarja dhe mbrojtja e saj, se ajo ishte 2 muajshe shtatzënë, një ritestim i kërkuar me detyrim nga prokuroria për të hequr dorë nga kërkesa për masën e sigurisë “arrest me burg”, solli një tjetër zbulim: Shtatzënia e Morinës nuk ekziston! Pas debatit në seancë mes prokurorit dhe mbrojtjes, u vendos nga Gjykata që Morina të ridërgohej tek gjinekologu në Kukës për të konfirmuar se këngëtarja ishte shtatzënë, në mënyrë që të vendosej një masë sigurie më e lehtë. Por ekspertiza zbuloi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë dhe se e gjitha dyshohet se ka qenë një alibi për të shpëtuar nga burgu. Ndërkohë që gjinekologu që ka lëshuar ekografinë e parë të rreme në gjykatë është arratisur drejt Kosovës. Për të pritet të nisë hetimi, ndërkohë që vepra penale e mashtrimit, rëndon dhe mbi Morinën, përveç asaj të “trafikut të municioneve”, për të cilën u arrestua të shtunën.
Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina hyri sot për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë kohës që ishte në seancë, Morina nuk e kurseu as replikën me trupën gjykuese, ku kërkoi të largoheshin kamerat. “Ju thashë që s’du kamera, e vetmja gjë që kërkova është që të mos ketë kamera”,-thotë ajo në videon e mëposhme.
Fjolla Morina u arrestua të shtunën teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmeni nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, FisnikSyla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në makinë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak. Pas arrestimit Morina pranoi pronësinë e armës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pistoletën dhe nuk kishin dijeni. Ajo tha se armën tip “Zoraki”, ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”, por pavarësisht se “fajin” e ka marrë përsipër Morina, të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Rizan Aliu, ka dhe një akuzë tjetër mbi shpinë, përveç asaj që pa e gjithë Shqipëria, pas publikimit të videos së tmerrshme ku i ngulte thik...
SHQIPËRI- COVID-19 ka “pushtuar” shkollat e vendit. Deri më tani, në total janë të infektuar 65 mësues dhe shumë mësuesve të tjerë u është marrë tamponi dh...
KUKËS– Gjinekologu i spitalit të Kukësit që falsifikoi ekon e parë ku Fjolla Morina doli shtatzënë po kërkohët nga drejtësia. Ai rrezikon burg, pasi ekoja ...
KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh, ka mashtruar në ekon...
KAVAJË– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit të Rizan Aliut, të riut që është vënë në pranga në zonën e plazhit në Kavajë, katër ditë p...
KUKES- Prokuroria nuk e beson se është shtatzënë, por duket se as Fjolla vetë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas arrestimit të shtunën në pikën hyrëse në...
TIRANE- I duhen 2 vizita tek gjinekologu për të shpëtuar nga burgu, ndërsa një javë më parë pozonte nga vila luksoze që kishte marrë si dhuratë nga i dashuri. B...
KAVAJË- Policia ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale B.B, i cili akuzohet se ka kryer 10 vjedhje gjatë muajve të fundit në Kavajë. Uniformat blu bëj...