Aktualitet

Fjolla Morina banorja më e re e Kukësit, MASA të rrepta sigurie, pranë shtëpisë së saj ndodhet…

22 Shtator 2020, 14:11 Nga DOSJA
Fjolla Morina banorja më e re e Kukësit, MASA të rrepta sigurie,

KUKES– Fjolla Morina është përballur me vendimin e gjykatës së Kukësit e cila ka lënë këngëtaren në arrest shtëpie.

Mësohet se këngëtarja do të qëndrojë në një apartament me qera në afërsi të Komisariatit të Kukësit për të respektuar masën e sigurisë të dhënë ndaj saj.

Tashmë këngëtarja do provojë dhe një qytet tjetër për të jetuar, Kukësin, shumë ndryshe nga Prishtina apo Tirana. Ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, mirëpo do ta ketë të vështirë për të lëvizur nga shtëpia nëse do tentojë pasi fare pranë ka komisariatin e policisë. Masa më të rrepta se kaq nuk kishin ku të shkonin.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj këngëtares Fjolla Morina, u mbajt ditën e sotme në Gjykatën e Kukësit. Kjo seancë ishte disi e pazakontë pasi fillimisht ajo u shty me kërkesë të këngëtares. Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh fillimisht se seanca u shty pasi kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, por duke qënë se Fjolla pretendonte se ishte shtatzënë dhe ishte e pamundur që ajo të lihej në qeli sipas nenit 230 pika 2.

Fjolla Morina u arrestua të shtunën teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmeni nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, FisnikSyla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në makinë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak. Pas arrestimit Morina pranoi pronësinë e armës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pistoletën dhe nuk kishin dijeni. Ajo tha se armën tip “Zoraki”, ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”, por pavarësisht se “fajin” e ka marrë përsipër Morina, të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll