Aktualitet

Aksioni për vrasjen e Bujar Çelës! Arrestohet një person me armë, nën vëzhgim disa persona, ja çfarë dyshohet

21 Shtator 2020, 19:36 Nga DOSJA
Aksioni për vrasjen e Bujar Çelës! Arrestohet një person

ELBASAN– Një person është arrestuar nga Policia e Elbasanit gjatë kontrolleve të zhvilluara në zonë pas vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës, i cili ishte përfshirë në grabitjen e Rinasit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi është bërë në fshatin Përparim, ky në prangat e efektivëve ka përfunduar një person me armë pa leje.

Megjithatë operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi në zonë janë ngritur tre pika kontrolli, ku policisë së zonës po i asisotojnë edhe efektivë të FNSH-së. Përveç pikave të kontrollit, Policia po mban nën vëzhgim edhe disa persona përgjatë aksit Elbasan-Rrogozhinë, pasi dyshohet se kanë informacioni lidhur me autorët e atentatit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 17 shtatorit para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri nga 3 persona të veshur si policë.  Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshon se ai u vra për hakmarrje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet bujar çela elbasan policia e elbasanit bujar çela ekzekutohet bujar çela elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll