Aktualitet

“Më thoshte fjalë të pista në vesh, por…”/ RRËFIMI i të miturës, gjimnazistja nga Kruja tregon si ngacmohej seksual

21 Shtator 2020, 17:14 Nga DOSJA
“Më thoshte fjalë të pista në vesh,

KRUJË– Detaje të reja janë mësuar nga dosja e abuzimit të gjimnazistes nga i ati i saj 54-vjeçar. E mitura ka rrëfyer para grupit hetimor se është ngacmuar vetëm me fjalë të pahijshme nga i ati, por nuk është prekur kurrë nga ai.

Sipas saj, Edmond Seli, shpesh herë konsumonte pije alkoolike dhe në gjendje të dehur e ngacmonte, ndërsa ajo ishte vendosur ta denonconte pas konsultimit me psikologen. 

“Babai herë pas here konsumonte alkool. Kohët e fundit kur ishte i dehur më ka folur me fjalë të çuditshme dhe ngacmuese, jo si të një babai. Kur i tregova psikologes fjalët e tij ajo i cilësoi si ngacmim seksual pasi ishin të turpshme,”- mësohet të ketë thënë ajo.

Ditën e sotme, gjyqtarja Enkeleda Hoxha me kërkesë të prokurorit Florjan Bonjaku vendosi ta lënë në burg Selin, deri në përfundim të hetimeve. Seli u vu në pranga para dy ditësh. 54-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ngacmonte seksualisht të bijën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond seli kruje edmond seli kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 14:28

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku ...