Aktualitet

Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka një lajm të mirë për emigrantët: Tani ua sjellim në sh

21 Shtator 2020, 16:26 Nga DOSJA
Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka

ATHINË– Ambasada shqiptare në Greqi ka nxjerrë një njoftim me rëndësi për emigrantët, të cilët kanë aplikuar për mjetet e tyre të identifikimit. Me anë të një njoftimi në Facebook, Ambasada bën me dije se ka nfryshuar mënyra e deklarimit të vendbanimit, dhe se të gjithë qytetarëve jashtë prefekturës së Atikës do t’u shkojë me postë në shtëpi.

“Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes,”– shkruhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIMI I AMBASADES:

SQARIM LIDHUR ME TËRHEQJET E PASAPORTËS BIOMETRIKE NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.

Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Pajisja me mjetet e identifikimit është kthyer në problematikë për emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët prisnin në radhë me orë të tëra, duke rrezikuar edhe infektimin nga pandemia e koronavirusit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne greqi greqi ambasada shqiptare ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 14:28

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku ...