Aktualitet

Mbyllet proçesi i legalizimit në Urë-Vajgurore, shpërndahen çertifikatat e fundit, Artan Lame: Njerëzit kanë nga 30-vjet

21 Shtator 2020, 18:55 Nga DOSJA
Mbyllet proçesi i legalizimit në Urë-Vajgurore,

TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Shtërore të Kadastrës, Artan Lame, i shoqëruar nga Ministri i Turizmin dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, kanë shpërndarë në qytetin e Urës-Vajgurore dhe zonat kadastrale të kësaj bashkie çertifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimeve.

Lame ka shpërndarë në të gjithë territorin e bashkisë Dimal 140 Leje Legalizimi dhe 260 çertifikata pronësie toke, të përfituara nga Ligji 7501. Drejtori i ASHK-së, Lame, ka theksuar në fjalën e tij se, është mbyllur tashmë proçesi i legalizimeve në qytetin Urë-Vajgurore dhe fshatrat Pashalli, Guri i Bardhë, Cukalat, Samaticë, Pobrat, pjesë e zonave kadastrale të kësaj bashkie.

Lame ka deklaruar se, pas përfundimit të këtij proçesi të rëndësishëm do të fillojë proçesi i vertifikimit të tokës bujqësore.

“Kadastrat do të fillojnë një proçes të rëndësishëm, atë të regjistrimit të tokës bujqësore në çdo fshat dhe kjo është edhe sfida më e madhe e Kadastrës. Njerëzit kanë nga 30-vjet që presin çertifikimin e tokës, një proçes që filloi me ligjin 7501 dhe do të përmbyllet sot“-ka thënë Lame.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame shperndarja e certifikatave artan lame shperndarja e certifikatave

Sondazh

Poll