Aktualitet

Alarm në Laprakë! Granatë pranë banesës së ish-komandatit të FNSH, forcat xheniere e largojnë në kohë rekord: I përke

21 Shtator 2020, 18:10 Nga DOSJA
Alarm në Laprakë! Granatë pranë banesës së

TIRANË- Një granatë është pikasur pas një shkurreje në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet pranë murit të një banese në rrugën Dritan Hoxha në drejtim të Spitalit Ushtarak, ndërkohë që me urgjencë në vendngjajrje shkuan forcat xheniere.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se granata ishte e ç’aktizivuar dhe mendohet se i përket vitit 1997, megjithatë këto janë detaje që dalin vetëm nga kqyrja paraprake e saj. Në njoftimin zyrtar, Policia gjithashtu ka bërë me dije se objekti plasës është izoluar dhe më pas është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem. Megjithatë nuk është bërë i ditur identiteti i ish-komandatit, pranë banesës të së cilit u gjet lënda plasëse.

Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër,  e ç’aktivizuar. Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem,”-shkruhet në njoftimin paraprak të Policisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet granate ne laprake laprake granate ne laprake laprake

Sondazh

Poll